Haziri kritikon qeverinë: Ka dështuar në dialog

15 maj 2023 | 12:13

Në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të takohen zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq.

Fokusi i takimit do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pret që palët të bien dakord për hapat konkretë drejt zbatimit të marrëveshjes.

Haziri ka thënë për “Front Online” se nuk pret asgjë nga takimi mes dy palëve në Bruksel.

Sipas tij, qeveria Kurti ka degraduar në këtë aspekt.

“Nga ky takim nuk presim asgjë, as nga përfaqësimi ynë. Kanë degraduar dhe do të vazhdojnë degradimin. Se qeverisja Kurti nuk ka lëvizur nga pika 0 po vazhdon të qëndrojë ende aty”, është shprehur Haziri.

Më tutje, ai ka komentuar Haziri ka komentuar edhe draft-statutin për Asociacionin e prezantuar javë më parë nga ekipi menaxhues.

Haziri ka thënë se dokumenti i prezantuar nuk ka të bëjë me Kosovën.

“Draft-statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën dhe ai dokument nuk është dashur të lejohet fare të shkojë në Bruksel edhe ky është një dështim tjetër i qeverisë”, ka thënë Haziri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më datën 17 maj 2023 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve…