Haziri: Kurti nuk ka asnjë prioritet tjetër përpos dialogut

25 janar 2024 | 11:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje në mbledhjen e qeverisë ka treguar prioritetet e ekzekutivit për këtë vit.

Në listën e prioriteteve, Kurti nuk e ka përmendur edhe dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se përveç dialogut, tjetër prioritet Kurti nuk ka.

Prioritetet që i ka përmendur Kurti, sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri nuk do të zbatohen.

“Në fakt ky nuk ka asnjë prioritet tjetër, përpos dialogut. Zotëri Kurti e ka dëshmuar që në këto tri vjet, ai e bën atë që nuk e thotë. Edhe nëse se ka përmend, dialogu për atë është i vetmi prioritet, nëse ka përmend prioritete të tjera, asnjërën prej tyre nuk ka me u zbatuar, sepse ajo shitet për konsum të brendshëm”, ka thënë ai për “Front Online”.

Haziri ka thënë se nuk i besohet më qeverisë Kurti.

“Nuk ka mbet me i besuar asgjë, sepse problemet e brendshme, prej arsimit e shëndetësisë, bujqësisë, familjet e deri tek siguria, i ka qit në fund të pusit, kështu që nuk është asgjë e besueshme”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar një tryezë diskutimi…