Haziri: Lajm i mirë është që Zhegra nuk e ka asnjë rast me Covid-19
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është lajm i mirë është që Zhegra nuk e ka asnjë rast me Covid-19, pasi një pacient nga ky fshat është shëruar plotësisht.
Haziri ka kam rekomanduar që ky fshat të dalë prej karantinës.
“Katër raste janë shëruar plotësisht, katër të tjerë po trajtohen në Klinikën Infektive pa implikime shëndetësore, ndërsa 10 të tjerë janë në vetizolim. Kufiri i Këmbës së Pulës, Kosovë-Serbi-Maqedoni e Veriut, është më i sigurt se kurrë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka bërë testet e fundit dhe lakorja e Gjilanit po shkon në pikën zero. S’ka vend për shqetësim sepse vetëpërmbajtja e qytetarëve po i jep vulë suksesit”, ka thënë Haziri.
Ai ka treguar se gjatë ditës, janë marrë edhe me emergjencën e dytë që kanë në Gjilan për ujin e pijshëm, me takimet e përbashkëta me Hidromoravën.
“Vizita e kryeministrit Kurti jep shpresë për t’i dhënë dritën jeshile programit për zgjidhjen afatmesme të ujit, përmes Bankës Botërore. Ndërkohë, lajmi tjetër i mirë është se bashkë me drejtorin e Arsimit dhe drejtorët e shkollave të Gjilanit, kemi realizuar një takim online me zëvendësministrin e Arsimit, prof. dr. Xhavit Rexhaj, i cili e ka mbështetur dhe vlerësuar lartë procesin e mësimit online në komnën tonë, i cili po zhvillohet në katër gjuhë. Për fund, po vazhdojmë t’i ndihmojmë familjet në nevojë për magje dhe sofër të barabartë”, ka shkruar Haziri.
/Epoka e re/