Haziri: LDK-ja angazhohet për bashkëpunim rajonal dhe ndërtim të raporteve politike

29 prill 2022 | 16:21

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në panelin e dytë të konventës së sotme të kësaj partie, ka bërë me dije se kanë biseduar për bashkëpunimin rajonal dhe angazhimin e LDK-së për ndërtimin e raporteve politike me të gjitha shtetet.

Në këtë drejtim, Haziri ka thënë se LDK-ja angazhohet për bashkëpunim rajonal dhe ndërtim të raporteve politike.

“Në panelin e dytë në të cilën kemi trajtuar bashkëpunimin rajonal dhe angazhimin e LDK-së për ndërtimin e raporteve politike me të gjitha shtetet, me të gjitha institucionet, dhe të gjitha grupet politike duke e përkujtuar këtë rol që në të kaluarën e kemi pasur në kryqëzimin që marrëdhëniet politike shtetërore kalojnë përmes marrëdhënieve kombëtare apo zgjidhjes së problemit të shqiptarëve në rajon…. Sot fatmirësisht pas shumë angazhimeve, përpjekjeve vlen të theksohet se avancimi i këtyre të drejtave politike dhe civile kanë mbërri në nivelin e tre kryeministrave shqiptarë. Ndërsa bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të thellohet përkundër takimeve që kemi pasur me tri shtete, me kryeministra dhe presidentë dhe opozitën, për të vazhduar edhe me takime të tjera në fazën tjetër”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, mërgata për LDK-në nuk është pjesë e politikës së jashtme, por është pjesë e angazhimeve dhe lidhshmërisë së komunitetit shqiptar kudo në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran…