Haziri: LDK-ja do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti

03 qershor 2023 | 18:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e partisë në këtë qytet.

Ai shtoi se LDK-ja në këtë komunë do të jetë opozitë deri në fund të këtij mandati duke mos shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje me partinë në pushtet. Haziri tutje u shpreh se do të jenë opozitë agresive e këtij pushteti.

“Edhe njëherë para jush, konfirmoj qëndrimin e LDK-së se jemi opozitarë deri në fund të këtij mandati, duke mos shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje me partinë në pushtet. LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet tona po i konsideron si të huajat”, ka thënë Haziri .

Reagimi i plotë:

LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet e Gjilanit po i konsideron si të huaja!

Zhvillimet në Komunën e Gjilanit kanë qenë të befasishme, por gjithashtu edhe të pritshme nga ana jonë. Kjo për shkak se koalicioni i ndërtuar VV-PDK në Gjilan, nuk ishte ndërtuar në bazë të një programi për Gjilanin e zhvilluar, por për interesa personale e partiake.

Dalja e PDK-së nga koalicioni dhe deklaratat e tyre pas daljes nga ky koalicion, tregojnë se mundësia për të bashkëpunuar me të parin e ekzekutivit për të mirën e përbashkët publike, ka qenë minimale apo s’ka ekzistuar fare.

Edhe njëherë para jush, konfirmoj qëndrimin e LDK-së se jemi opozitarë deri në fund të këtij mandati, duke mos shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje me partinë në pushtet. LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet tona po i konsideron si të huaja.

14 këshilltarët tanë pasqyrojnë shumicën e qytetarëve në Kuvendin Komunal, dhe presim që ky besim qytetar të respektohet nga Kryesuesi i Kuvendit, duke liruar pozitën e të parit të Kuvendit që me legjitimitet i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të kundërtën, LDK gjatë javës së ardhshme do të fillojë me procedurat e nevojshme për marrjen e mandatit që i takon, në koordinim me partnerët tanë opozitarë dhe partinë e sapo dalur në opozitë.

Gatishmëria jonë për të kontribuar në një bashkëpunim që do të sjellte politika të mira e zhvillimore për komunën nuk ka munguar asnjëherë, por gjithmonë në bazë të parimeve të demokracisë, ligjshmërisë dhe politikave të duhura për qytetarët

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klaus Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren…