Haziri: LDK-ja është garanci e fitores edhe për mandatin e ardhshëm në Gjilan

19 qershor 2021 | 20:30

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti është garanci e fitores edhe për mandatin e ardhshëm në Gjilan.

Haziri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se do të dalin me emrin konsensual të Degës, i cili do t’i prijë ekipit të LDK-së në Gjilan, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Postimi i plotë i tij:

Kjo Konventë madhështore e Forumit të Gruas e LDK në Gjilan, si parapërgatitje për zgjedhjet e tetorit, është garancë e fitores edhe për mandatin e ardhshëm. Së shpejti, do ta mbajmë edhe Konventën e madhe të Degës, ku do të dalim me politikat programore për mandatin e ardhshëm qeverisës e me listën e kandidatëve për Asamble, e cila do të jetë absolutisht më e mira në Kosovë. Në këtë Konventë, do të dalim me emrin konsensual të Degës, i cili do t’i prijë ekipit të madh drejt fitores plebishitare të LDK’së në Gjilan, në zgjedhjet e 17 tetorit. Ju falëmnderit shumë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania më në fund “zgjohet” dhe dhuron spektakël në sfidën…