Haziri: LDK-ja është gati për të bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e republikë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se LDK-ja është gati për të bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e republikë.
“Kemi mbyllur ciklin e takimeve nëpër vendbanime me strukturat tona dhe do të vazhdojmë ditëve në vijim t’i takojmë e mobilizojmë nëndegët, forumet e qytetarët nëpër çdo lokalitet”.
“Nga 19 nëntori, LDK është plotësisht gati për marrë përgjegjësi dhe për ta bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e në nivel të Republikës”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.
Ai ka thënë se zgjedhjet e brendshme, reforma strukturore, mobilizimi e rikthimi i besimit te qytetaret, programi sektorial, detaj e opsione për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës, janë garanci e rikthimit të madh i cili do të ndodhë së shpejti.
“Përveç tjerash, LDK mund të kthejë besimin tek partnerët dhe ta forcojë rolin e Kosovës në rajon. Do ta rikthejmë besimin te partneret, forcimin e rolit të Kosovës në regjion dhe shpresë për hapa të sigurtë në integrime BE dhe NATO”.
“Koha e fundit për ta bërë lirinë e Kosovës për të gjithë, për ta shtrirë Pavarësinë e Kosovës në tërë vendin e për demokraci funksionale për qytetarët”, ka shkruar Haziri.