
Haziri: LDK-ja është parti institucionaliste, s’dalim në protesta
31 janar 2022
| 11:44
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se LDK-ja është parti institucionaliste dhe nuk bën protesta.
“S’duhet të kritikohemi pse s’kemi dalë në rrugë, sepse nuk njehmi si parti e tillë, ne jemi parti institucionaliste”, ka deklaruar Haziri për “Albanian Post”.
Ai ka thënë se kjo parti do të vazhdoj ka kundërshtojë shtrenjtimin e rrymës përmes rrugëve institucionale. “Ne politikisht do të vazhdojmë ta kundërshtojmë me gjitha mjetet brenda institucioneve të shtetit”, ka deklaruar ai.