Haziri: LDK-ja nuk do të ketë marrëveshje politike bllok me askënd
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri, është deklaruar për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ku është diskutuar për koalicionet e mundshme me partitë e tjera për balotazhin që do të mbahet më 14 nëntor.
Haziri ka thënë se marrëveshje politike bllok, LDK-ja nuk do të ketë me askënd.
“Kemi takuar strukturat për të bërë vlerësimet e para te zgjedhjeve lokale, kemi falënderuar gjithë për këtë rezultat të mirë, këtë rikthim të LDK, ne po presim edhe numërimin e fundit të votave për të konstatuar komunën e tretë që do kalojë pa balotazh”.
“Vlerësoj të gjithë këtë punë të madhe për këtë rikthim të madh të LDK. Marrëveshje politike bllok LDK-ja nuk do ketë me askënd, marrëveshja do të jetë me qytetarë, me të cilët do të punojmë. Nga Prishtina me çdo komunë tjetër do të angazhohemi bashkërisht”, ka thënë Haziri.