Haziri: Letra i është adresuar kryetarit të LDK-së, vetëm ai mund të deklarohet

07 prill 2025 | 14:38

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hezituar ta komentojë ftesën e kryetarit të LV-së, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për takim të mërkurën ose të enjten për të diskutuar për formimin e institucioneve Kuvendit dhe Qeverisë.

“Letra është adresuar kryetarit të LDK-së vetëm dhe vetëm ai mund te deklarohet!”, ka thënë Haziri për “RTV21.

Ftesa e Kurti drejtuar LDK-së vjen pas takimeve që kishte zhvilluar me partitë minoritare jo serbe në objektin e qeverisë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ishte ankuar se Serbia po ndërhynë për pengimin e formimit të institucioneve të reja përmes ndikimit te deputetët e partive minoritare jo serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…