Haziri: Me 48 deputetë, VV duhet të sigurojë marrëveshje për Kuvend, Qeveri e President

23 prill 2025 | 21:55

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk ekziston asnjë iniciativë tjetër politike, përveç asaj që partia e parë të ndërtojë shumicën.

Në emisionin “Pressing” në T7, Haziri theksoi se LDK nuk po e bllokon procesin, pasi po merr pjesë në votime. Sipas tij, edhe votimi kundër apo abstenimi janë pjesë e një procesi demokratik.

“Ne nuk kemi obligim të votojmë ‘për’. Ne dallojmë për një arsye të caktuar”, tha Haziri.

Ai theksoi se me 48 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje ka përgjegjësinë të sigurojë marrëveshje për formimin e Kuvendit, Qeverisë dhe për zgjedhjen e Presidentit.

“Ky proces është ndarë në pjesë dhe po zbatohet në mënyrë të njëanshme. VV po imponon një qasje kokëfortë për konstituimin e legjislaturës, pa e lidhur atë me çështjen e formimit të Qeverisë,” u shpreh ai.

Haziri shtoi se pas 9 shkurtit, kur lideri i VV-së e ka pranuar rezultatin zgjedhor, edhe partitë tjera e kanë pranuar. “Nuk ka pasur ndonjë iniciativë tjetër, përveç pritjes së certifikimit dhe implementimit të rezultatit zgjedhor sipas rendit institucional,” tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Parlamentit Finlandez, Tytti Tuppurainen, ka takuar sot presidenten…