Haziri: Me kë bëhet Xhafa, ai humb

10 mars 2021 | 13:54

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, ka ironizuar me kryetarin e Vushtrrisë nga kjo parti, Xhafer Tahiri, i cili ka dalë publikisht në mbështetje të kandidatit tjetër për kryetar, Lumir Abdixhiku.

Haziri, i cili ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të LDK-së nga Gjilani, komunë të cilën e drejton, ka thënë se atë kandidat që e mbështet Xhafer Tahiri, ai humb.

“Unë jam konsultuar me të gjithë autoritetet dhe njerëzit që LDK-së i kanë dhënë kontribut. Për mu është e vlefshme që delegati me votua shlirë, sepse LDK nuk e pranon logjikën e ndarjes së brendshme, dhe secili shlirë mundet me votuar. Dje një koleg i imi që ka dalë me tifozllëk me mbështet, është pjesë e vendimi të tij, por ajo që thuhet në LDK është me kënd të bëhet Xhafa, humb ai, është e vërtetë”, ka thënë Haziri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…