Haziri me pako emergjente shtatëpikëshe në mbështetje për familjet e bizneset

14 prill 2020 | 20:57

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se në këtë kohë të rëndë të pandemisë Covid-19 që po e kalojmë, ka marrë vendim për pako emergjente të Gjilanit në mbështetje për familjet e bizneset.

Ai ka thënë se bizneset do të lirohen nga qiraja për gjashtë muaj rresht për pjesën që nuk mbulohet nga Qeveria. Gjithashtu sipas Hazirit, kafiteritë (vlen për të gjitha) që paguajnë taksë për shfrytëzimin e hapësirës publike (si terasa), do të lirohen nga pagesa vetëm për vitin 2020.

“Lirimi nga qiraja për gjashtë muaj rresht vetëm familjeve që banojnë në objekte në pronësi të komunës. Sigurimi i 400 pakove që përfshinë mjete higjienike të dedikuara për familjet në nevojë me asistencë sociale. Ofrimi i tezgave pa pagese për shitjen e prodhimeve bujqësorë ne disa tregje mobile. Subvencionimi i mbi 400 fermerëve më farë misri dhe sigurimi i testeve për Covid-19”, ka thënë Haziri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të…