Haziri: Na është marrë posti i kryeparlamentarit nga LV-ja
30 dhjetor 2019
| 23:46
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisonin DPT te Fidani se LDK e ka mbajtur fjalën duke e votuar kryeparlamentarin e VV’së.
“Kanë ndryshuar raportet natyrisht. Tash kemi më pak poste për të ndarë. Zyra e presidentit është e zënë”, ka thënë Haziri.
“LDK’së i është marrë posti i kryeparlamentarit”
“Pyeteni Kurtin pse na ka marrë postin. Po të kishte marrëveshje ai post do na takonte neve”
Gjithsesi Haziri e lë hapur mundësinë që të lidhet një koalicion në ditët në vazhdim, por që thotë se gjasat janë të vogla të arrihet një zgjidhje.
Po ashtu për vizitën e ambasadorit amerikan ai ka thënë se nuk është ndërmjetësues por vetëm takim pune i rregullt. Haziri ka thënë se mes VV’së dhe LDK’së ka marrëveshje që të mos ketë ndërmjetësues.