Haziri: Në Gjilan janë 55 raste aktive me Covid-19

05 korrik 2020 | 11:32

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se atje janë aktive 55 raste me Covid-19.

“U informuam nga IKSHPK për 9 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan, duke e ngritur në 195 numrin e përgjithshëm brenda afro katër muajve. 4 prej tyre kanë ndërruar jetë, 136 janë shëruar, ndërsa 55 raste janë aktive me virusin corona”.

“Ky virus i panjohur na ka lodhur të gjithëve, por me disiplinë të përbashkët mund ta parandalojmë përhapjen e tij. Ju lutem, mos e neglizhoni sepse #COVID19 po merr jetë të njerëzve”.

“Mos dilni pa masa mbrojtëse. Kujdesu për vete, për familjen, për qytetin, për Republikën”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Islam Hyseni Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen…