Haziri: Ne jemi të qartë ose koalicion me LV-në ose në opozitë
23 dhjetor 2019
| 23:15
“Ne jemi të qartë ose koalicion me LV ose opozitë”, kështu ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kur është pyetur nga Abc News nëse nuk bien dakord për koalicion me LV-në.
Haziri është shprehur i bindur se kjo marrëveshje do të arrihet edhe pse kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga data kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Numri dy i LDK-së zbulon se ekziston edhe një mundësi që marrëveshje për postin e presidentit mund të shtyhet për një moment tjetër.
“Mund të mbetet edhe më vonë zgjidhja e definicionit për Presidentin”, ka thënë Haziri.
Ai ndër të tjera ka thënë se Lidhja Demokratike nuk ka ndonjë emër për postin e presidentit, por preferon ta ketë një kandidat konsensual.