
Haziri: Në takimin për asociacionin nuk pati dallim opozitë-pozitë
31 janar 2023
| 16:20
Dallimet ishin mes palës shqiptare dhe asaj serbe dhe jo mes të pozitës e opozitës, ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ishte në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane ku është diskutuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Natyrisht dallimet janë të mëdha mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka thënë Haziri, duke shtuar se “nuk ka pasur dallim opozitë-pozitë”, ka thënë Haziri për “Albanian Post”.
Sa i përket diskutimeve brenda, Haziri ka thënë se “asgjë të veçantë nuk ka pasur, thjesht është bërë diskutim” dhe “secila palë ka paraqitë qëndrimin e vet dhe pikëpamjet e tona i kemi ndarë”.