Haziri: Nënshkrimi i marrëveshjes për trajtimin e ujërave të zeza, lajm i madh për Gjilanin

14 maj 2019 | 14:11

“Komuna e Gjilanit ka shkaktuar progres në të gjitha fushat, ndërsa detyrë e bordit mbetet që brenda këtij viti të kryhen hartat zonale, e cila është edhe baza kryesore e zhvillimit lokal ekonomik, që këto vitet e fundit është dominante industria e ndërtimit, mirëpo duhet bashkërisht të punojmë edhe në fushën e agro-biznesit”, kështu ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen me bordin e drejtorëve të kësaj komune.

Haziri ka thënë se lajm shumë i mirë ishte nënshkrimi i marrëveshjes për grantin e madh që nënkupton investimin në trajtimin e ujërave të zeza, kolektorët dhe impiantin në Komunën e Gjilanit, e që janë grant nga Banka Evropiane për Zhvillim, ndërsa garantues është Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se lajmi tjetër i mirë për qytetarët e Gjilanit është nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës Gjilan – Prishtinë në gjatësi prej 7.1 kilometra dhe njëkohësisht edhe vazhdimi i punimeve në rrugën Gjilan -Kllokot, që krijohen lidhje të shpejta dhe standarde me komunat fqinje.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Nismë Socialdemokrate, Bilall Shefiri, ka…