Haziri nënshkruan marrëveshjen trepalëshe për ndërtimin e stacionit të autobusëve

16 prill 2020 | 18:18

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Redzepi, kane nënshkruar marrëveshjen trepalëshe (MAPL – Komunë – SDC-DEMOS) për bashkëfinancim të projektit kapital nga granti i performancës komunale 2020.

Gjilani ka fituar 430 mijë e 423 euro në saje të performancës së mirë nga MAPL-SDC-DEMOS dhe me këto mjete do të ndërtohet stacioni i ri i autobusëve, ku Komuna do të participojë edhe me 269 mijë euro.

Haziri e ka falënderuar ministren Redzepi për vlerësimin e lartë për Gjilanin në aspektin e performancës, ndërkaq ka shprehur garancinë se ky projekt do të realizohet në mënyrën më të mirë, sikurse edhe ato të mëhershme.

Projekti total i ndërtimit të stacionit të ri të autobusëve kap vlerën e afro 700 mijë euro.

Me grantet e fituara në tri vitet e fundit, Komuna e Gjilanit ka ndërtuar me bashkëfinancim rrugën e Kumanovës, rrethrrotullimin në rrugën e Prishtinës dhe rrugët e infrastrukturën nëntokësore në lagjen Porodin.

Ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të qeverive zvicerane, suedeze dhe norvegjeze.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka pranuar donacion…