Haziri: Nëse nuk zgjidhet edhe çështja e presidentit me LV-në, LDK-ja shkon në opozitë
05 dhjetor 2019
| 21:32
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se mes LDK-së dhe LV-së janë pritur situata të tilla ku do të ketë mosmarrëveshje.
Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe disa probleme që janë mes LDK-së dhe LV-së do të tejkalohen nga dy liderët e këtyre subjekteve.
Haziri ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk pranon të zgjidhet tani çështja e presidentit LDK-ja do të shkojë në opozitë.