Haziri: Nga katër propozimet e shoqërisë civile, dy i kam përfshirë në ekzekutiv
01 maj 2018
| 18:01
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke iu kundërpërgjigjur reagimit të disa organizatave joqeveritare të kësaj komune, ka thënë se nga katër propozimet e tyre, dy janë përfshirë në qeverisje.
“Është e vërtetë që OJQ-të nuk janë të përfshirë në bashkëqeverisje, mirëpo dy nga katër propozimet e tyre i kam emëruar në sektorë të mëdhenj. Valbona Tahiri dhe Bekim Bajrami, janë dy emrat të cilët janë nder për mua që janë përfshirë në qeverisje. Ata janë dy autoritete profesionale me rezultate afirmative. Ftoj OJQ-të që në vazhdimësi të jenë partnere me komunën për zhvillimin e ‘Gjilanit 2021 plus’”, ka thënë Haziri.