Haziri nga varri i Rugovës: Pa LDK-në s’ka as zgjidhje e as zgjedhje
02 dhjetor 2020
| 11:57
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se pa këtë parti në vendin tonë nuk mund të ketë as zgjidhje të problemeve e as zgjedhje të reja.
Haziri pas homazheve tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 76-vjetorit të lindjes së tij, ka thënë se LDK-ja është duke vazhduar rrugën e Rugovës.
“LDK-ja do të ec pa u ndal rrugës së Rugovës. Pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje”, ka thënë Haziri.