Haziri ngushëllon familjen Bogujevci

13 maj 2021 | 14:44

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bogujevci, me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur kosovar, Ismet Bogujevci.

Në telegram ngushëllimi, Haziri ka shkruar se Bogujevci nuk do të jetë më fizikisht por veprat e tij artistike do të jetojnë përherë.

“E nderuar familje Bogujevci, me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci. Ai më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por veprat e tij artistike do të jetojnë për sa të jetë jeta, duke qenë modeli më i mirë i kultivimit të muzikës së mirëfilltë shqipe për gjeneratat e reja. Jam krenar që e pata një mik të madh si Bali Ismet. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogujevci, shokëve, miqve, kolegëve e komunitetit artistik. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të Hazirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka treguar se…