Haziri ngushëllon familjen e 44-vjeçarit që ndërroi jetë sot nga koronavirusi

26 prill 2020 | 19:05

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të 44 vjeçarit i cili ka vdekur sot nga koronavirusi.

Haziri përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që do t’i qëndrojnë pranë familjes për ta përballuar dhembjen.

#Dita45. Me keqardhje ju njoftoj se ka ndërruar jetë i prekuri me #Covid19, M.I. (1976), nga Malisheva e Epërme e Gjilanit. I ndjeri ishte në hemodializë dhe kishte probleme tjera përcjellëse. I shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, Malishevës dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit. Do të jemi pranë familjes për ta përballuar dhembjen.
Ju lutem mos dilni, vetëm në raste kur është patjetër. Ai që i thyen rregullat e karantinës dhe që nuk e respekton orarin e daljes, do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. #rriNshpi”, ka shkruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avioni me 126 shtetas shqiptarë nga Brukseli mbërriti në orët…