Haziri: Një popull proamerikan dhe proeuropian nuk ka faj për qeverisje lindore!

14 qershor 2023 | 22:55

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për ngjarjet e fundit në vend, ka theksuar se një popull proamerikan dhe proeuropian nuk ka faj për qeverisje lindore.

“Një qeveri që nuk e respekton policin, por e bënë peng, një media të pavarur e ndalon, nuk emëron prokuror të shtetit por ngarkon me aksione policie çdo ditë pa fakte, që dëshiron të dështojnë organet e pavarura, ekonomia lirë e tregut dhe iniciativa private në Kosovë, duket se i ka ditët e numëruara”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

“Sovran me tokë, sovran me qeveri dhe sovran me fonde që dëshiron me dëshmu kontroll mbi jetën, ekonominë dhe iniciativën private, ku lideri suprem zëvendëson organet e zgjedhura! Një popull proamerikan dhe proeuropian nuk ka faj për qeverisje lindore!”, ka theksuar ndër të tjera Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja Edita Doli nga emisioni "Radar" në Radio Dukagjini, pas…