Haziri: Nuk ka asnjë lloj ngërçi mes LDK dhe LV-së, jemi drejt ndërtimit të koalicionit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka ndodhur asnjë ngërç sa i përket ndërtimit të një bashkëpunimi politik me Lëvizjen Vetëvendosje.
Haziri ka bërë të ditur në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se deri tani kanë arritur pajtueshmëri në disa sektore, por ka thënë se nuk janë ndaluar takimet mes LDK-së e LV-së.
”Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-LV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale”.
”Ky koalicion nuk është duke i dhënë prioritet ndarjes së kulaçit. Në parimin e dytë jemi duke përafruar të gjitha politikat e brendshme, ndarja e përgjigjësive brenda institucionit do të jetë hapi i fundit. Takimet tona janë duke u zhvilluar sipas kalendarit”.
”Drafti i parë në arritjen e qëllimeve është bërë gati. Takimet do të ndodhin sipas kalendarit që ne jemi pajtu.Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit”, ka thënë Haziri.
Haziri ka bërë të ditur se LDK nuk pranon bashkëpunim me partitë tjera për formimin e qeverisë së re.