Haziri: Nuk shoh bashkëpunim me Vjosën jashtë LDK-së

14 shtator 2020 | 21:04

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk sheh mundësi të bashkëpunimit me Vjosa Osmanin jashtë LDK-së.

“Bashkëpunimin pa LDK-në nuk e shoh si reale. Të them të drejtën nuk e shoh veten pa LDK-në. Është e vështirë. Nuk pres që Osmani të largohet përfundimisht nga LDK. Ajo ka arritur ideologjinë e saj dhe tanimë është pjekur politikisht. Kur arrin këtë lloj pjekurie nuk është e lehtë të ndërrosh ideologjinë”, ka thënë Haziri për Kanal 10.

“Do të ishte më mirë që Vjosa Osmani të qëndronte në familjen e saj politike”, ka shtuar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pas mbledhjes se Kryesisë, nder…