Haziri: Nuk votojmë ‘bllanko’ për asgjë

15 prill 2025 | 10:27

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti nuk ka votë “bllanko” për kryeparlamentarin dhe qeverinë e re.

Ai, pak para nisjes së seancës konstituive të martën, ka thënë se pret që sot të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“Ne e kemi tash e një kohë të konfirmuar, të konstatuar. Po presim sot që të konstatohet rezultati zgjedhor. Është në përgjegjësi të partisë së parë që të bëjë propozimin për kryetar të kuvendit. Partia jonë dhe partitë e tjera besoj janë të gatshme për të bërë propozimet e veta dhe konstituohen organet”.

“Nuk ka situatë të tillë ku duhet të garantohet ‘bllanko’ vota për gjithçka”, ka thënë ai për “Klan Kosova”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën konstituive, duke…