Haziri numëron tri parimet e LDK-së për dialogun

29 maj 2018 | 19:14

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se tri parimet e LDK-së për dialogun e Kosovës me Serbinë janë konsensusi politik, dokumenti i Uashingtonit dhe tajmingu (orari).

“Parimi i parë është dokumenti i Uashingtonit, e që është dokument i Kuintit i harmonizuar me SHBA-në dhe Berlinin në fazën e pare. Dokumenti i ka parimet e negociatave, nuk i ka çështjet”, ka thënë Haziri në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.

Sipas tij, parimi i dytë ka të bëjë me konsensusin politik, për çka ai ka thënë se duhet thirrur seancë në Kuvendin e Kosovës.

“Parimi i dytë është konsensusi politik që duhet ngritur në nivel të Kuvendit. Kuvendi duhet ta diskutojë. Kjo është thirrje për seancë normale, nuk jemi në guti me thirrë seancë të jashtëzakonshme. Kredibiliteti Kuvendit është duke u dëmtuar seriozisht. Parimi i tretë është tajmingu, duhet të ketë një orar të saktë të çështjeve, dhe një fillim dhe mbarim të procesit. Nuk ka proces pakufi”, ka thënë Haziri.

Haziri konkludoi se duhet hyrë një proces të ri normalizimi marrëdhëniesh, dhe të një kornize të re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker theksoi sot se…