Haziri: Pa LDK-në as nuk bëhen as nuk mbyllen proceset

07 prill 2025 | 18:50

Në “DPT te Fidani”, i ftuar është nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Ai fillimisht tregoi nëse po e ndjek “hija e Rugovës” tek LDK-ja që në momente të vështira të dal para mediave.

“Natyrisht që unë jam rrit dhe kam ardhë në këtë moshë, prej 4 marsit të 1990 kam hyrë në Lidhjen e Rinisë Demokratike. Jam mësu që sfidat të bën të suksesshëm jo ikja prej problemit por marrja me problem”, tha Haziri, transmeton Klankosova.tv

Haziri tutje tha se pa Lidhjen Demokratike të Kosovës as nuk bëhen as nuk mbyllen proceset.

“Diçka që LDK-në pas lirisë së Kosovës, e ka përcjellë edhe me formula zgjedhore edhe me formula politike, edhe me angazhime krejt kjo parimi i sulmit në LDK, duke e pasur vetëm një vlerësim peshën që e bartë LDK-ja, edhe kur i ka pasë me një kohë numër të madh të deputetëve edhe kur i ka pasë 49 edhe 25, edhe 13 edhe sot 20, LDK-ja po e runë rëndësinë e vet, pa LDK-në nuk bëhen as nuk mbyllen proceset”, tha Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, Albert…