Haziri: Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

12 shkurt 2025 | 11:56

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar duke thënë se “pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese”.

Ai nuk është deklaruar për ndonjë koalicion por ka thënë se LDK-ja ka zot shtëpie.

“LDK-ja ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie. Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë. LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë. Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese. LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore. Koha për durim!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë me një reagim…