Haziri paralajmëron realizimin e dhjetëra projekteve ambientale brenda dy javësh

06 qershor 2021 | 11:48

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se deri më 25 qershor do të realizohen dhjetëra projekte ambientale në këtë komunë.

Haziri ka thënë se brenda dy javësh do të punohet në pastrim, rregullim e ndriçim, përfshirë oborrin e Spitalit të Përgjithshëm, oborrin e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publike dhe parkun pas palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”.

Kryetari Haziri, si njofton komunikata e Zyrës për Informim e kësaj komune, ka deklaruar se këto projekte do të realizohen bashkërisht me Këshillat e fshatrave e lagjeve dhe operatorët ekonomikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Podujevës ka organizuar shtatë dëgjime publike gjithëpërfshirëse me…