Haziri pas deklaratave të Escobarit: Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, që tha se raportet e Qeverisë Kurti nuk janë të mira edhe me shtetet tjera, jo vetëm më SHBA-në.
Haziri ka thënë se Kurti ka raport edhe më të keq me “opozitën në Kosovë, me sindikatat, shoqërinë civile, problemet ekonomike dhe të gjithë sektorët e mëdhenj”
“Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Deklarata e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, për raportet e qeverisë Kurti me SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe me fqinjtë e Kosovës, e fakton atë që ne e kemi thënë tash e disa muaj.
Por, raporti i z. Kurti është edhe më i keq në raport me opozitën në Kosovë, me sindikatat, shoqërinë civile, problemet ekonomike dhe të gjithë sektorët e mëdhenj. Ky raport është përkeqësuar në të gjitha sektorët dhe në të gjitha drejtimet.
Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera.