Haziri: Pas vendimit të Kushtetueses na duhet 24 orë për formimin e qeverisë

14 maj 2020 | 14:45

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për 24 orë do ta formojnë qeverinë e re që pritet ta udhëheq Avdullah Hoti nga kjo parti.

Haziri në një intervistë për “Ekonomia Online” ka thënë se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Çfarëdo vendimi që të sjellë Gjykata Kushtetuese ne e respektojmë. Gjithçka është në pritje dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtën atij ose atyre me bë Qeverinë dhe institucionet legjitime dhe kjo çështje është procedurale mandej sepse”.

“Kurdo që gjykata e sjellë vendimin 24 orë janë të mjaftueshme që të kemi institucione të reja ekzekutive”, ka thënë Haziri.

Haziri ka komentuar edhe punën 100 ditëshe të qeverisë Kurti. Sipas tij, përveç largimeve, shkarkimeve dhe emërimeve politike veprime tjera nuk ka ndërmarre kjo qeveri.

“100 numërohen nga zgjedhja e qeverisë, mirëpo 50 ditë punë e cila e ka humbur besimin për shkak të mocionit të mosbesimit”.

“Do të mbahet mend si qeveri e cila nuk ka arritur të realizojë 100 ditëshin si duhet, por detyrën kryesore e kanë pasur pandeminë”.

“Çështje tjera përveç largimeve, shkarkimeve dhe emërimeve politike veprime tjera nuk ka pasur qeveria”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesi për alkoolin po lulëzon në Shtetet e Bashkuara gjatë…