
Haziri: Patëm premtuar se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së
02 shkurt 2020
| 12:04
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës mes LDK-së dhe LV-së.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është shumë e rëndësishme që LDK-ja i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime.
“Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!”, ka shkruar Haziri.
/Epoka e re/