Haziri për 100 ditëshin e LV-së në Gjilan: “404 not found”, Qeveria që keni kërkuar nuk është në dispozicion

21 mars 2022 | 22:54

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është deklaruar për 100 ditshin e qeverisjes së re në këtë komunë.

Ai tha se në vend që të shënohej progres për mirëqenien e qytetarit të Gjilanit, fatkeqësisht ka regres.

Haziri në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar edhe një fotografi me këtë mbishkrim: 404 not found, Qeveria që keni kërkuar nuk është në dispozicion.

Postimi i plotë i Hazirit:

Qeveria e re i ka të gatshme Projektet që i zgjidhin problemet kryesore të Gjilanit, një pjesë e të cilave ishin në realizim e sipër. Për ‘projektet’ e tyre të fushatës mos të flasim. Në vend se të shënohet progres për mirëqenien e qytetarit të Gjilanit, fatkeqësisht ka regres. Asnjë gur nuk është lëvizur.
Ajo që kemi parë këto 100 ditë janë vetëm akuza, ankesa e tentim për njollosje të qeverisjes sonë, e cila ka qenë larg më e suksesshmja që prej pas luftës dhe modeli më i mirë qeverisës në Republikë.
Sinqerisht, më vjen keq për gjilanasit e mi për zhgënjimin e madh që e kanë përjetuar. Sa shpejt qeveria e re e ndërroi sloganin në ‘Bashkë S’Qeverisim’.
Ajo që nuk dëshiroj të ndodh në asnjë mënyrë është humbja e partnerëve e qeverive mike botërore, me ndihmën e të cilëve sot gëzojmë projekte të cilat u kanë ndryshuar jetën qytetarëve. Shenjat nuk po duken pozitive, fatkeqësisht!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka deklaruar se po…