
Haziri për deklaratën e Hotit: Nuk ka qenë koha dhe as momenti i duhur por s’do të thoja që është gabim!
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë për Gazetën Blic, ka komentuar deklaratën e fundit të Avdullah Hotit se ‘LDK-së i duhet një lidership i ri’.
Ai ka komentuar situatën e brendshme të partisë, duke theksuar se LDK është e angazhuar në demokratizimin e debatit të brendshëm dhe përmirësimin e demokracisë së brendshme.
“Pa LDK as nuk bëhen proceset, as nuk mbyllen proceset e mëdha politike. Edhe te çështja demokratizimit të debatit të brendshëm dhe demokracisë së brendshme, LDK prin. Tashmë është traditë edhe në vlerën tonë që proceset zgjedhore nuk e marrin vëmendjen krejt të LDK-së, te rezultati zgjedhor, tek pritjet që partia e parë apo tek skenaret tjera se kush po e bënë qeverinë dhe institucionet, ne merremi edhe me vetveten. Në këtë rast unë besoj që nuk ka qenë as koha e duhur, as momenti e as rrethanat……zoti Hoti ka dal me një qëndrim publik, sepse LDK e ka shtjerr fazën e parë dmth analizat e para të debatit, një takim të kryesisë ashtu sic është kërku edhe nga udhëheqësi i LDK dhe nga kryesia.
“E kemi përcjellë, dhe LDK i kthehet normalitetit të vet gradualisht, sepse roli i saj më i madh do të jetë tani në inplementimin e zgjedhjeve, se si do duket si do ri-konfigurohet skena politike në Kosovë, ku LDK e ka rolin e vet at rol që ia ka dhënë qytetari me 9 shkurt”, tha ai.
Tutje ai thotë se deklarata e Hotit nuk është një gabim, është një vlerësim i tij i cili ka vendos të dal publikisht ta thotë.
Përsa i përket perceptimit të publikut, Haziri u shpreh se ai ka qenë më i mirë para 9 shkurtit.
“Nuk do të thoja që është gabim, është vlerësim i tij edhe si anëtarë i kryesisë, edhe si deputet, që me dal me një vlerësim. Ai ka vendos me dal publikisht, me dal jashtë dhomave të debatit që LDK e ka. Kjo nuk është hera e parë, LDK po e përcjell kjo lloj mendësie që debatet politike i nxjerr jashtë, secili kur të mendon në kohën e vet, mënyrën e vet. Ajo që është e vërtetë ne brenda e kemi diskutu, kemi debatu, krejt është vlerësim i zhurmshëm edhe brenda, krejt është vlerësim i zhurmshëm do të thoja edhe brenda, ende nuk janë bërë analizat e sakta, pse, si, sepse perceptimi publik për LDK para 9 shkurtit ka qenë më i mirë se që kanë dalë rezultati. Ajo që kam thënë gjithmonë është që perceptimi i publikut nuk është gjithmonë e vërteta, po del që nuk ka qenë ashtu”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai thotë se rëniet e mëdha politike janë të vështira të kthehen, mirëpo shton se është e rëndësishme të ndalet trendi negativ dhe kjo gjë është arritur në LDK.
“Rëniet e mëdha politike janë të vështira me u kthy. Në fazën e parë duhet gjithmonë me ndal trendin negativ, ky trend negativ është ndal”, përfundoi Haziri.