Haziri për Osmanin: Këto ‘bomba’ të Presidencës në oborrin e qeverisë nuk kalojnë pa pasoja
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit të ish-bashkpartiakes së tij, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Haziri përmes një shkrimi në Facebook deklaratat e Osmanit për qeverinë i quajti ‘bomba’.
Sipas tij, kërkimi publikishit i Osmani për largimin e ambasadorit Martin Berishajt konfirmoi korrupsionin e thellë qeveritar dhe lidhjet me GEN’in serb.
“Këto ‘bomba’ të Presidencës në oborrin e qeverisë nuk kalojnë pa pasoja!
Nëse e lexoni drejt paraqitjen e fundit të të parës së shtetit, zonjës Osmani, më në fund duket se ka filluar të çlirohet nga kauzat e rrejshme e diskursi që dikur praptonte e keqintepretonte realitete. Më mirë vonë se kurrë. Duke kërkuar publikisht largimin e Martin Berishajt, ajo e në një formë e konfirmoi dhe ‘vizatoi’ korrupsionin e thellë qeveritar dhe lidhjet me GEN-in serb”, shkroi Haziri.
Nënkryetari i LDK’së thotë se moskoordinimi i Qeverisë me Presidencën s’ka kush e sanon, pasi sipas tij, përdorimi politik është mendësi e Kurtit.
“Duke nënvizuar avaritë serioze në politiken e jashme deri të oferta e pakuptimtë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëpërmjet një letre nga Qeveria, ajo e ‘vizatoi’ edhe kapitullimin e shtetit.
Presidentja ka pasur rol zjarrëfikësi me partnerët ndërkombëtarë dhe ka amnistuar qeverinë edhe për veprimet e pakoordinuara me aleatët, duke garantuar me emrin dhe rolin e saj. Moskoordinimin me Presidencën s’ka kush e sanon. Asgjë e re sepse përdorimi politik është mendësi e Kurtit”, tha ai.