Haziri për qeverinë me AAK-në dhe Nismën: Është koalicion i zorit
24 prill 2020
| 08:37
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për koalicionin e mundshëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe pakicat.
“LDK-ja është e vetmja parti që arrin ta sigurojë shumicën sot”, ka thënë Haziri.
“PDK-ja nuk ka partnerë. E vetmja parti që e përballon këtë shumicë është LDK-ja”, ka deklaruar ai në Rtv Dukagjini.
“Ne mund të ndërtojmë qeverinë. Është koalicion i zorit, nuk kemi zgjidhje, ta bëjmë njëherë shumicën, tani flasim”, ka thënë Haziri.