Haziri për takimin me Molliqajn: Takim rasti o vëlla
24 korrik 2019
| 16:09
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, e ka quajtur të rastësishëm takimin e tij me sekretarin e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqajn.
Haziri ka thënë për “Kosovapress” se në këtë takim të rastësishëm, siç e quajti ai, nuk kanë biseduar për ndonjë koalicion të mundshëm LDK-PSD.
“Takim rasti o vëlla, sen s’ka pas”, ka thënë Haziri.
Në një bisedë telefonike, Haziri ka thënë se i duket e pakuptimtë që po pyetet për një takim të rastësishëm, duke thënë se njëherë janë njerëz e më pas politikanë.
“Po çfarë diskutimi o vëlla. Po na jena njerëz mas pari, tani jemi politikan. Shihen njerëzit në rrugë flasin”, ka thënë Haziri.