Haziri: Për t’i fshehur problemet, Qeveria po i blen votat në mënyrë të moderuar

30 korrik 2024 | 20:46

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke akuzuar qeverinë e tij se po i blen votat në mënyrë të moderuar.

“Për t’i fshehur temat dhe problemet e nxehta që janë në Kosovë. Për shembull efektin e masave ndëshkuese ekonomike të BE-së, kanë filluar 290 milionë kanë shkuar në 420 milionë. 260 milionë tenderë sekrete, që thirren brenda ditës dhe vendosin njerëzit e kësaj qeverie, është zullum i madh për buxhetin e shtetit”, tha Haziri në Klan Kosova.

“Në njërën anë i ka ndaluar investimet kapitale, dhe në anën tjetër për të organizuar tendere sekrete”, tha ai më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviç,…