Haziri: Për tri vjet e gjysmë, Kurti i ka bërë nëntë veprime të pakoordinuara me ndërkombëtarët
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për moskoordinim me aleatët e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se gjatë këtij mandati shefi i qeverisë, Albin Kurti i ka bërë nëntë veprime të cilat nuk kanë qenë të koordinuara me ndërkombëtarët.
Haziri ka thënë për “Express” se Kurti ka shkaktuar vetëm kriza dhe serish është rikthyer të kërkesat e BE-së.
“Për tri vjet e gjysmë, z. Kurti i ka bërë nëntë veprime të pakoordinuara me faktorin ndërkombëtar. Të gjitha këto veprime kanë një historik të shkurtër, blic histori, e cila përkundër qëllimit për të shtyrë para, prapë ka ra në nivelin e kërkesës së BE-së. Përkundër që kemi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat nuk po mund të largohen pasi Kosova nuk ka asnjë lloj raporti mirëbesimi me partnerët, shtetet në rajon e institucionet e mëdha siç është NATO e BE”, ka thënë Haziri.