Haziri për Vjosën: Zjarrfikësese e raportit të Kurtit me të tjerët
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për marrëdhënien me Presidenten Vjosa Osmani.
”Vjosën që unë e kom njohur në politik natyrisht në presidencë ndryshon roli edhe petku raporti ka qenë tjetër e kam pritur”, tha Haziri.
Ai gjithashtu shtoi se ”nëse e dëgjoni atë ajo thotë se është përjashtuar nga LDK-ja unë nuk kam votuar për largimin e saj”.
Haziri nuk u ndal me kritika. Sipas tij, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ushtruar detyrën e zjarrfikëses të raportit të Kurtit me të tjerët. Ai gjithashtu shtoi se Presidentja nuk është marrë me opozitën.
”Presidentja ka qenë shumë e zënë duke ushtuar detyrën e zjarrfikëses kushtetuese të raportit të Kurtit me krejt dynjanë, duke i përfshirë edhe regjionin tonë”, tha Haziri. /RTV21