
Haziri për Wisner: Ishte i pari në Vjenë që më tha se Pavarësia po pranohet sepse amerikanët e mbajnë fjalën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vdekjes së diplomatit amerikan Frank G.Wisner, me të cilin ka thënë se ka pasur nderin që për më shumë se dy vite të punonte gjatë negociatave për statusin final të Kosovës.
Haziri ka thënë se Wisner ishte i pari që i kishte thënë në Vjenë se “Pavarësia po pranohet sepse ne amerikanët u kemi premtuar këtë në krishtelindjet e vitit 1990 dhe e mbajmë fjalën. Rruga që Presidenti Rugova e ndërtoi për Liri, Pavarësi e Demokraci, do të bëhet. Keni mandat të madh por historia do t’ju mbaj në mend”, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se kjo është “vdekja e e tretë e rëndë sot për Kosovën pas Bajram Qerkinit e Faik Rexhepit.”, duke shtuar se Kosova do ta kujtojë përjetë Wisnerin.
“Faleminderit për të gjitha Ambasador Wisner e Kosova do të kujtojë përjetë. Republika është e përjetshme, sikur dhe emri juaj”, ka shkruar Haziri./Reporteri.net