
Haziri për zgjedhjen e presidentit: Do të kultivojmë stabilitet politik
10 mars 2021
| 14:11
Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti do të kontribuojë në stabilitet politik.
Këtë deklaratë e ka dhënë kur është pyetur rreth zgjedhjes së presidentit. Më tutje, ai ka thënë se ka ardhur koha që Vjosa Osmani të kthehet përsëri në LDK.
“LDK-ja do të vazhdojë të kultivojë stabilitet politik. Rolin tonë do ta qartësojmë pas zgjedhjeve. Ka probleme serioze për shkak të dialogut dhe natyrisht problemet e brendshme. Por LDK-ja si gjithmonë të jetë për stabilitet”
Haziri në konferencën për medie në të cilën ka shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së ka thënë se dy kandidatët tjerë për të parin e LDK-së, Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku janë koleg të respektuar dhe të njëjtit i ka miq.