Haziri, pjesë e Asamblesë së Partive Popullore Evropiane
04 qershor 2018
| 18:17
Pas samitit të Sofjes, në Varshavë të Polonisë po mbahet takimi i rregullt i Asamblesë politike të Partive Popullore Evropiane, ku Kosova përfaqësohet nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Sundimi i ligjit, liberalizimi i vizave dhe dialogu me fqinjët mbetet fokusi kryesor i shteteve evropiane në raport me Kosovën.
“LDK-ja, si partia më e madhe në Kosovë dhe si lidere e opozitës, po angazhohet me tërë kapacitetet që Kosova të jetë përfituese në këta mekanizma, si dhe për marrjen e datës për liberalizim, me gjithë faktin që partitë qeverisëse po dërgojnë sinjale shumë negative në Bruksel sa i përket përmbushjes së obligimeve”, është thënë në njoftimin e LDK-së.
/Epoka e re/