Haziri: Politikat buxhetore dhe financiare në Gjilan identifikohen me emrin e Zijadin Maliqit

25 gusht 2020 | 12:30

Me rastin e ndarjes nga jeta të drejtorit për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Maliqi.

Në telegram, thuhet: “E dashur familje Maliqi. Me pikëllim të thellë e mora lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të drejtorit për Buxhet dhe Financa, veprimtarit Zijadin Maliqi. Ai do të mbahet në mend si intelektual i jashtëzakonshëm dhe veprimtar i kohërave të vështira, i cili bëri shumë fillimisht si profesor, e më pas duke qenë anëtar i Këshillit për Financim të Kosovës, në një kohë të pakohë. Pas luftës, ai shërbeu në institucionin e Komunës së Gjilanit në pozita udhëheqëse dhe u nda nga kjo botë duke qenë në pozitë udhëheqëse si drejtor për Buxhet dhe Financa. Do ta kujtojmë përgjithmonë si njeri të ndershëm dhe profesionist të jashtëzakonshëm. Mbi të gjitha, politikat buxhetore dhe financiare në Gjilan e mbajnë emrin Zijadin Maliqi. Jam krenar që e pata bashkëpunëtorë për afro tre dekada. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve miqve e farefisit. Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e Hazirit, drejtuar familjes Maliqi.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po qëndron për vizitë në…