Haziri premton bashkëpunim me kryetarët e këshillave të fshatrave
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vendosur të mbajë takime të rregullta me kryetarët e këshillave të fshatrave, lagjeve e vendbanimeve, për t’i realizuar projektet e mëdha infrastrukturore në të mirë të komunitetit.
“Kam vendosur që të mbajmë takime të rregullta me juve në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin në të mirë të realizimit të projekteve komunitare. Pra, ju jeni dera e parë e konsultimeve për neve. Gjatë javëve në vazhdim do të mbajmë edhe debate në lagje e fshatra për t’i vendosur prioritetet bashkë”, ka thënë Haziri gjatë takimit me kryetarët e këshillave të fshatrave.
Ndërsa kryetarët e Këshillave të fshatrave kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për zotimin e tij për fuqizimin e rolit të tyre në vendimmarrje.