Haziri: Pres rezultate pozitive për Kosovën nga përfshirja e SHBA-së në dialog
Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës( LDK), ka thënë se ardhja e Grenell në Kosovë konfirmon dy çështje atë se Qeveria amerikane e ka një miqësi me Kosovën dhe se atë që e zgjedh populli i Kosovës për ata është e pranueshme.
Këtë e tha Haziri përball analistëve në emisionin Analiza Zgjedhore në “Klan Kosova”.
“Edhe për dialog edhe për legjitimitetin e qeverisë, edhe për dialogun me Serbinë edhe për problemet ekonomike, mos harroni Grenell e ka barazuar normalizimin e raporteve me Serbi me prospektiv ekonomike Kosovën edhe Serbinë, ai e sheh më shumë në prospektiv ekonomike se sa problem tjetër”.
“Neve na ka relaksu qëndrimi i Grenell në Prishtinë na ka relaksuar si shumë”.
Haziri i pyetur nga analistët se Kurti ka ndryshuar qëndrimet e tij politike me ardhjen e Grenell në Kosovë, ai tha se është e vërtetë që Kurti ka konsistenc politike.
“Unë tash si nënkryetar i LDK-së edhe si njeri që e përcjell edhe aktivitetin e partive rivale po tash në të ardhmen besoj partnere, Kurti në raport me dialogun ka konsistenc politke, s’ka dyshim.
“Ai thotë dialogu i brendshëm me serbët e Kosovës, tash e 10 vjet e ka nuk e ka të sotshme, largimin nga tavolina e partive që kanë lidhje me Beogradin, nuk është vetëm e tija është edhe e partive tjera, por ai këtë e ka mbroj shumë më fuqishëm”
“Kur vijmë tek çështja e pritjes së qytetarëve, politika e bashkimit të shqiptarëve çështjes e simboleve, yshtjet etnike në regjion ato në raport me faktorin ndërkombëtar duhet t’i sqaroj vet Kurti jo ne”.
Ai më tej deklaroi se nuk pret që Kosova do të ketë rezultate të kqija nga ndërhyrja e Grenell në dialog.
“Grenell njihet si diplomat me fuqi të madhe në Shtëpinë e Bardhë dhe jo rastësish ne na ka gëzuar lajmi që Trump e ka zgjedh një njëri të afërt”.
“Nuk pres që Kosova do të dal keq nga kjo marrëveshje, unë pres deri në mars të ketë rezultate pozitive për Kosovën. Me pas debllokim të problemeve të marrëveshjve që nuk janë funksionalizuar asnjëherë”.