Haziri: Presheva është pjesë e pandashme e Anamoravës, shkëmbimi territorial mund të ndodhë kur të arrihet pajtimi

10 nëntor 2023 | 16:46

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për idenë e tij të kamotshme të shkëmbimit të territoreve të Serbisë, në mënyrë që të zgjidhet problemi shqiptaro-serb.

Haziri e ka quajtur Luginën pjesë të territorit të Kosovës që sot është jashtë kufijve.

“Pa të drejtë po i quajmë Luginë sepse Lugina apo Moravica është derivat territorial i një pjese të Preshevës. Dhe nëse e shihni kujdesshëm, disa zgjidhje që Serbia i ka ofruar me letra në këtë kuptim, ata flasin vetëm për Moravicën që është Lugina, e Lugina është një pjesë e Preshevës. Nuk flasin për problemin në tërësi. Ajo është një pjesë e territorit të Kosovës që ka mbet jashtë kufirit sot, ka qenë jashtë vijave administrative të ish-krahinës së Kosovës fatkeqësisht. Por si rajon, si komunitet politik apo etnik është pjesë e pandashme e Anamoravës… Medvegja është pak më larg, gjeografikisht lidhet me Prishtinë, një pjesë të Kamenicës por më shumë me Prishtinë”, ka thënë Haziri në një intervistë për “lajmi.net”.

Haziri ka vlerësuar se çdo zgjidhje që i pajton shqiptarët me serbët është e pranueshme. Në këtë kontekst, ai ka thënë se shkëmbimi territorial mund të ndodhë në rrethana të tjera, kur do të pajtohen shqiptarët dhe serbët.

“Çdo zgjidhje që i pajton shqiptarët me serbët është e pranueshme. Hapi i parë është që Kosova dhe Serbia me i zgjidh problemet. Hapi i dytë është pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve ku Kosova e ka rolin e vet…Ideja e mëhershme është hap i dytë, ky është hap i parë. Kur të vjen koha e një pajtimi të shqiptarëve në Ballkan, kur të relaksohen raportet, kur Serbia e njeh Republikën e Kosovës edhe de-jure, pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të ndodhë në rregulla dhe parime tjera”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e…